Flash News

E-TJERA

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë: non grata ndaj Berishës, antiligjore dhe pa prova

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë: non grata ndaj Berishës,

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë është ndalur gjatë në rastin ‘Berisha’ në një raport të publikuar së fundmi për Ballkanin.

Në raport thuhet se non grata ndaj Berishës është antilgjore dhe nuk është e mbështetur në prova. Sipas Këshillit të Ambasadorëve amerikanë ky nuk është shembulli më i mirë që duhet të japë Amerika. 

"Ambasadorja Kim dhe stafi i saj na siguruan se provat që mbështesnin përcaktimin ishin thelbësore, por komunikuan me vendosmëri se nuk mund të na jepnin asnjë prej tyre. Ata gjithashtu pranuan se procesi ishte një përcaktim tërësisht pas dyerve të mbyllura, i përjashtuar nga procesi kontradiktor dhe pa të drejtë ankimimi.

Kjo është shumë e pazakontë, për të mos thënë unike, në jurisprudencën amerikane. Simpatizantët e Berishës na u ankuan se përcaktimi i tij ishte i ngjashëm me një proces të Kolegjit të Yjeve, antitezë e traditës amerikane të procesit të rregullt ligjor. Megjithatë Ambasadorja Kim na tha privatisht se lufta kundër korrupsionit ishte e një rëndësie kaq thelbësore për politikën e SHBA-së dhe e një prioriteti kaq të lartë, saqë zyrtarët e administratës së Bidenit e konsideruan të rëndësishme që ta bënin dikë shembull– për të theksuar se askush nuk qëndron mbi ligjin ose imun kur bëhet fjalë për krimet e korrupsionit.

E kemi parasysh faktin se Berisha është 79 vjeç dhe mund të konsiderohet se po i afrohet fundit të jetës së tij politike, një figurë politike e pazëvendësueshme për disa, por nuk është mënyra amerikane e drejtësisë të verë në shënjestër dikë tjetër për t’i dhënë një mësim një fajtori aktual.

Kjo do të ishte më e ngjashme me shprehjen kineze “vrit pulat për të trembur majmunët. Berisha ka ngritur padi në Francë kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit dhe ai përfaqësohet pro bono nga një lobist i shquar i Uashingtonit."”, shkruhet në raport. 

Raporti për qeverisjen përmend kritikat dhe refuzimin e Edi Ramës dhe vartësve të tij, që refuzuan bashkëpunimin në dhënien e informacioneve në lidhje me sanksionimin. Misioni ngre dyshimin se kjo është bërë për të fshehur gjendjen aktuale të vendit.

"Kryeministri Edi Rama dhe anëtarët e kabinetit të tij nuk dhanë njoftime. Është e vështirë të përcaktohet nëse kjo ishte për mungesë kohe apo për të anashkaluar dhe diskredituar çdo gjë kritike që mund të dilte nga misioni ynë, por kryeministri Rama mbeti temë e vazhdueshme e bisedës në pothuajse të gjitha takimet tona", thuhet në raport. 

Në raport theksohet po ashtu se masa "arrest shtëpie" ndaj Berishës është vendosur edhe pse prokurori nuk ka ngritur një akuzë ndaj tij. 

"Në janar 2024, një gjykatë urdhëroi Sali Berishën në arrest shtëpie në lidhje me një hetim që daton nga korrupsioni i dyshuar gjatë mandatit të Berishës në 2005-2009 si kryeministër që përfshinte privatizimin e pasurive të paluajtshme në pronësi të qeverisë. 

Arrestimi shtëpiak i ndaloi Berishës të takohej me këdo jashtë familjes së tij të ngushtë dhe të largohej nga vendi. Arrestimi shtëpiak ishte shqiptuar edhe pse prokurori nuk kishte ngritur aktakuzë kundër Berishës", thuhet në raport.

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë sjell në vëmendje gjetjet dhe përpjekjet e Ramës për të penguar opozitën në zgjedhje për rifitimin e pozitës së saj qeverisëse. 

"Kryeministri Rama dhe Partia e tij Socialiste e Shqipërisë tani gëzojnë monopole virtuale të qeverisë kombëtare dhe të zyrave të zgjedhura vendore dhe rajonale. Partia Demokratike në pushtet dikur bëri një sërë llogaritjesh të gabuara dhe braktisi vendet parlamentare në favor të bashkimit me protestat e rrugës në 2017 dhe më pas bojkotoi zgjedhjet lokale të 2019-ës që pretendonte se ishin të manipuluara.

Ne e vizituam pak para zgjedhjeve bashkiake mbarëkombëtare dhe Partia Demokratike po luftonte për të rifituar mandatet, por u pengua keq nga ndarjet e brendshme, nxitja dhe financimi i të cilave, sipas disave, është ndihmuar nga partia e Ramës", thuhet në raport. 

Raporti i plotë: 

Ambasadorja e atëhershme Yuri Kim dhe ekipi i saj, pritën delegacionin e Këshillit në Tiranë për një orientim informativ. Presidenti i sapozgjedhur Bajram Begaj; Mimi Kodheli, Kryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit; liderë të ndryshëm të partive opozitare shqiptare; dhe liderët politikë shqiptarë nga Mali i Zi i afërt informuan gjithashtu delegacionin e Këshillit. Kryeministri Edi Rama dhe anëtarët e kabinetit të tij nuk dhanë informacione (briefings). Është e vështirë të përcaktohet nëse kjo ishte për mungesë kohe apo për të anashkaluar dhe diskredituar çdo gjë kritike që mund të dilte nga misioni ynë, por kryeministri Rama mbeti temë e vazhdueshme e bisedës në pothuajse të gjitha takimet tona.

Shqipëria doli nga më shumë se katër dekada sundimi brutal stalinist nën udhëheqësin e Partisë Komuniste Enver Hoxha në 1985. Vendi ishte i ngecur në zhvillimin ekonomik dhe politik, por i etur dhe duke punuar me zell për t'u modernizuar. Ato vite privimi dhe vështirësie, frike dhe represioni nën Hoxhën, manifestohen fizikisht në mungesën e dukshme të ndërtimit modern të Tiranës nga ajo periudhë, përveç sheshit qendror Skënderbej. Rrokaqiejt e rinj, bulevardet dhe trafiku i Tiranës shenjojnë kah shoqëria moderne që shqiptarët aspirojnë të ndërtojnë.

Disa dyshojnë se kullat e qytetit janë produkt i pastrimit të parave të zeza, veçanërisht pasi krimi i organizuar, rrjetet e trafikut të drogës dhe korrupsioni janë bërë shenja dalluese të Shqipërisë postkomuniste. Këto probleme endemike po dëmtojnë demokracinë elektorale të Shqipërisë.

Kryeministri Rama dhe Partia e tij Socialiste e Shqipërisë tani gëzojnë monopolin e qeverisjes kombëtare dhe lokale. Partia Demokratike, dikur në pushtet, bëri një sërë llogaritjesh të gabuara dhe braktisi parlamentin në favor të protestave në rrugë në vitin 2017 dhe më pas bojkotoi zgjedhjet lokale të 2019-ës me pretendimin se ishin të manipuluara. Ne vizituam pak para zgjedhjeve bashkiake mbarëkombëtare dhe Partia Demokratike po luftonte për të fituar mandate të tjera, por u pengua keq nga ndarjet e brendshme dhe sipas disave edhe nga nxitja dhe financimi i partisë së Ramës.

Në maj 2021, Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken mori këshillën e Ambasadës së SHBA dhe dizajnoi ish-presidentin shqiptar (1992-1997) dhe kryeministër (2005-2013) Sali Berisha — i cili drejtoi qeverinë e parë postkomuniste të Shqipërisë dhe vendosi vendin në rrugën e demokracisë - si non grata në Shtetet e Bashkuara. Seksioni 7031(c) i Aktit të Departamentit të Shtetit i v. 2021 i dha Sekretarit Blinken dhe Sekretarëve të ardhshëm të Shtetit fuqinë për të përcaktuar një individ dhe familjen e tij/saj në bazë të provave të paraqitura për kriminalitet ose korrupsion, in camera (me dyer të mbyllura), pa asnjë mundësi sfidimi. Mbretëria e Bashkuar ndoqi shembullin amerikan dhe Berisha pranoi në mesin e vitit 2022 se nuk kishte më të drejtë të vizitonte MB. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e përjashtoi Berishën nga partia, duke çuar në një ndarje në partinë kryesore opozitare përpara zgjedhjeve bashkiake.

Disa anëtarë të delegacionit tonë pyetën nga afër ambasadoren Kim dhe anëtarët e ekipit të saj në lidhje me vendimin për të përjashtuar Berishën nga Shtetet e Bashkuara dhe kohën e vendimit duke kërkuar:

-sugjerime se cilat prova mund të justifikojnë një veprim të tillë gjithëpërfshirës dhe përfundimtar kundër një politikani dikur të afërt me Shtetet e Bashkuara;
-informacione nëse persona të tillë të akuzuar kanë pasur ndonjëherë qasje në mekanizmat për kundërshtimin e akuzave ose provave;
-nëse të perceptuarit si ndërhyrje dhe favorizim në zgjedhje ishte peshuar sa duhet në këshillimin e Sekretarit Blinken;
-precedentë për zbatimin e kësaj politike në raste të ngjashme.

Ambasadorja Kim dhe stafi i saj na siguruan se provat që mbështesin përcaktimin ishin thelbësore, por komunikuan me vendosmëri se nuk mund të ndajnë asnjë prej tyre. Ata gjithashtu pranuan se procesi ishte një përcaktim tërësisht in camera, i përjashtuar nga kontestimi dhe pa apelim. Kjo është shumë e pazakontë, nëse jo unike, në jurisprudencën amerikane. Simpatizantët e Berishës na u ankuan se përcaktimi i tij ishte i ngjashëm me proceset Star Chambers (sipas traditës angleze një trupë gjykuese që dilte nga Oborri i Mbretit, pra njëfarë rivaleje e Gjykatave), antitezë e traditës amerikane të procesit të rregullt ligjor. Ambasadorja Kim, megjithatë, u shpreh në intimitet se lufta kundër korrupsionit ishte e një rëndësie kaq thelbësore për politikën e SHBA-së dhe e një prioriteti kaq të lartë, saqë zyrtarët e administratës së Biden e konsideruan të rëndësishme të bënin shembull dikë – për të theksuar se askush nuk është mbi ligjin ose imun ndaj tij kur bëhet fjalë për korrupsionin. Ne e kemi parasysh faktin që Berisha është 79 vjeç dhe mund të konsiderohet se po i afrohet fundit të jetës së tij politike, një figurë politike e pazëvendësueshme për disa, por nuk është mënyra amerikane e drejtësisë që të synojë dikë si leksion për fajtorin actual. Kjo do të ishte e ngjashme me shprehjen kineze " të vrasësh pulat për të trembur majmunët". Berisha ka ngritur padi në Francë kundër Sekretarit të Shtetit të SHBA-së dhe ai përfaqësohet pro bono nga një lobist i shquar në Uashington.

….
Partitë e ndryshme opozitare të Shqipërisë paraqitën gjatë takimeve tona një sërë ankesash kundër qeverisë së Edi Ramës. Kundërshtarët thanë se partia e tij monopolizon pushtetin; blen kundërshtarët; përdor pushtetin qeveritar për të shtypur opozitën dhe për të ndëshkuar ekonomikisht kundërshtarët; po përdor reformën gjyqësore për të politizuar gjykatat dhe për të dëmtuar pavarësinë e gjyqësorit; dhe ka lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar dhe përfitime prej tij. Opozita është punë e opozitës, kështu që pak nga këto pretendime ishin befasuese, por ato na kujtuan se si dyshimet e BE-së për qëndrueshmërinë e demokracisë së Shqipërisë dhe problemet e ndërthurura të krimit dhe korrupsionit po pengojnë përparimin drejt një prej synimeve kryesore të vendit: anëtarësimin në BE.

  

Të fundit