Flash News

E-TJERA

Këshilli i BE për Çështjet e Përgjithshme: Po punojmë për konferencën e parë ndërqeveritare me Tiranën dhe Shkupin

Këshilli i BE për Çështjet e Përgjithshme: Po

Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian Maros Sefcoviç ka kërkuar nga shtetet anëtare të shprehin dakordësinë për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në Këshillin e Përgjithshëm për Çështjet e BE, Šefčovič, tha se shteti i së drejtës është parametri kryesor për negociatat me dy vendet fqinje.

Ai shtoi se po vijon puna nga KE që të dyja vendet të zhvillojnë konferencën e parë ndërqeveritare, brenda presidencës portugeze.

Mund të theksoj se nga ana e komisionit po punojmë shumë që të dyja vendet të mund të zhvillojnë konferencën e parë ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur. Zgjerimi është një proces mjaft kërkues.

Ne i kemi dhënë rëndësi të veçantë shtetit të së drejtës dhe të gjitha çështjeve të ndjeshme që duhen vendosur në negociata, me ato i mbyllim kapitujt. Mendoj se shteti i së drejtës do jetë parametri kryesor për negociatat. Duhet të japim një sinjal pozitiv për Ballkanin Perëndimor dhe shpresoj shumë që brenda presidencës portugeze të mbahet konferenca e parë”, deklaroi Sefcoviç.

Nga ana tjetër, sekretarja e Portugalisë për Çështjet e Europës, Ana Paula Zacarias ka deklaruar se po punohet për një zgjidhje të përbashkët në BE për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, për hapjen e negociatave

“Ne diskutuam për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe po mundohemi të gjejmë një rrugë  të përbashkët për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Sundimi i ligjit është e vetmja rrugë që mund të na ndihmojë në mbajtjen e kësaj konference. Sundimi i ligjit është në qendër dhe në thelb të kësaj metodologjie", tha ajo. 

Një ditë më parë, kujtojmë se Këshilli i Bashkimit Evropian për Çështjet e Jashtme u ka kërkuar përmes një letre vendeve anëtare të hapin sa më parë të jetë e mundur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Të fundit