Flash News

E-TJERA

Këshilli Kombëtar i Punës miraton rritjen e pagës minimale në 30 mijë lekë

Këshilli Kombëtar i Punës miraton rritjen e pagës minimale

Paga minimale tashmë do jetë 30 mijë lekë. Ky vendim u mor në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Punës, ku e pranishme ishte edhe ministrja e Financave, Anila Denaj.

“Detyra parësore e çdo qeverie është të sigurojë një nivel jetese sa më të mirë për qytetarët e saj. Çdo #punë që të quhet #dinjitoze duhet edhe të #paguhet në mënyrë dinjitoze. Ja pse, gjatë qeverisjes sonë kemi rritur pagat në mënyrë konstante edhe për të punësuarit në sektorin privat”, shkruan Denaj në rrjetet sociale, shoqëruar edhe me një grafik të rritjes së pagës në vitet e fundit.

Këshilli Kombëtar i Punës miraton rritjen e pagës minimale

Pritet që vendimi i Këshillit Kombëtar të Punës të kalojë në Këshillin e Ministrave.

Të fundit