Flash News

E-TJERA

Këshilli Shqiptar i Medias: Bllokimi i punës së gazetarëve të News24, cënim i lirisë së medias

Këshilli Shqiptar i Medias: Bllokimi i punës së gazetarëve

Këshilli Shqiptar i Medias ka reaguar me shqetësim për rrethimin që policia i ka bërë News 24, Panorama, Balkanweb dhe Gazeta Shqiptare.

KSHM thekson se ky sulm, që ka bllokuar gazetarët të hyjnë në vendet e punës, efektivisht ka ndaluar informimin e publikut, duke cënuar edhe më shumë hapësirën e lirisë së medias dhe duke tkurrur edhe më larminë mediatike në vend, që prej kohësh po shkon drejt një-ngjyrësisë.

"Institucionet e shtetit shqiptar duhet të kuptojnë që një media nuk është thjesht një godinë e nuk duhet trajtuar vetëm si godinë. Media është e përbërë nga mjetet dhe godinat, po aq sa nga gazetarët dhe publiku që i ndjek. Sulmi në ambientet e News 24 dhe mediave të tjera, është dhe sulm ndaj hapësirës së një grupi gazetarësh për të informuar; ky sulm funksionon efektivisht si zhurmuesat e kohës së Enverit që bllokonin sinjalin e televizioneve armike. 

Cilado qoftë dinamika ligjore e pronësisë së godinës, ajo nuk justifikon eleminimin efektiv të disa prej mediave më të vjetra e më të ndjekura në vend", thuhet në reagimin e KSHM. 

KSHM, kërkon lejimin URGJENT të gazetarëve që të rikthehen në punë dhe i kërkon Qeverisë shqiptare të ofrojë një zgjidhje alternative të konfliktit për të mos ndërprerë informimin e publlikut dhe punën e gazetarëve të këtyre mediave.

Të fundit