Flash News

E-TJERA

Këshillimi Kombëtar/ Paratë e emigrantëve në Shqipëri, analistët në Politiko: Për të amnistuar paratë e trafiqeve

Këshillimi Kombëtar/ Paratë e emigrantëve në

Qytetarët kanë marrë gjatë këtyre ditëve një formular me 12 pyetje për të dhënë sipas dëshirës opinionin e tyre përmes Këshillimit Kombëtar.

Një ndër pyetjet ka të bëjë edhe me amnistinë fiskale dhe penale të emigrantëve shqiptarë që duan të sjellin para në Shqipëri.

Kjo pikë ka hapur debat mes të ftuarve në emisionin Politiko në Top Neës.

Analistët Neritan Sejamini, Pano Soko dhe Genc Burimi thanë se pyetja është për propagandë dhe legjitimuar në vazhdim miratimin e një ligji për të amnistuar paratë e trafiqeve.

“Atij (Edi Ramës) i duhen para me patjetër tani de ka hapur atë sondazhin, që nuk është tamam sondazh, por ai bën një pyetje dhe jep mendimin e tij. Mënyra se si është formuluar pyetja është me kleçkë dhe është për paranë e zezë”, tha Burimi.

“Ne e patëm një nismë në 2019 për të bërë një amnisti fiskale por na doli FMN kundër. Emigrantët në të zezë nuk kanë para për të bërë amnisti, se ata punojnë në të zezë. Fill pas këtij këshillimi do të kalojë ligji”, u shpreh Pano Soko.

Ligji bëhet për emigrantët që nuk sjellin dot paratë në Shqipëri, për ata në Spanjë dhe Ekuador”, deklaroi Neritan Sejamini, duke nënkuptuar se nisma lidhet me paratë e drogës.

Të fundit