Flash News

E-TJERA

Këshilltari bashkiak jep alarmin: Nga landifilli i Elbasanit rrezikohet humbja e jetëve

Këshilltari bashkiak jep alarmin: Nga landifilli i Elbasanit rrezikohet

Këshilltari bashkiak i PSD-së në bashkinë e Elbasanit, Erjon Murataj ka dhënë alarmin për inceneratorin/landfillin e Elbasanit se është në prag katastrofe.

Në Syri tv, ai tha se në këtë landfill rrezikohet të ketë humbje jete për shkak të rrëshqitjeve që rrezikohen skarpatat anësore.

‘Leja mjedisore e incenerarotorit e Elbasanit dhe landfillit është 25 mijë ton. Eco-Elbi thotë se në muajt janar-prill janë depozituar 15 mijë ton.

Përtej faktit që më shqetëson situata alarmante, në vijim të shkresës që u është dërguar bashkive që janë aksionere ku u thotë se jemi para katastrofës mjedisore dhe humbjes së jetëve sepse rrezikohet shembja e skarpateve anësore të landfilldit.

Atje uroj të mos ndodhë, por është fakt që situata është emergjente.

Janë paralajmëruar të gjitha institucionet. Jam në dijeni të dy shkresave të tjera që Eco-Elbi nuk i ka vënë në dispozicion.

E fundit e marsit është një shkresë drejtuar këshillit të ministrave, 4 ministrive të linjave dhe 7 agjencive ku Eco-Elb thotë se jemi në prag të kolapsit, jemi në prag të pezullimit të punës, të shpalljes së gjendjes mjedisore dhe i bashkëngjit kësaj një shkrese që thotë se, normat e emetimit të mbetjeve në ajër, ujë, dhe tokë është 76 herë më e lartë se norma për mbetjet kancerogjene’, deklaroi  Erjon Murataj 

Të fundit