Flash News

E-TJERA

Këshilltarja e Bashës sulmon Alizotin: Nuk mund të jesh në PD-në për hir të paraardhësve të vdekur

Këshilltarja e Bashës sulmon Alizotin: Nuk mund të jesh në

Këshilltarja e kryedemokratit Lulzim Basha, Desada Metaj ka sulmuar deputetin e PD, Tomor Alizotin pas deklaratëve që ky bëri një ditë më parë. Alizoti deklaroi se ndodhet në PD për hir të historisë së tij familjare të internuar dhe jo për hir të Bashës apo Berishës.

Metaj thotë se nuk mund të jesh pjesë e PD për hir të paraardhësve që nuk jetojnë më, ndërsa shton se në politikë nuk mund të qëndrosh me historitë familjare. Ajo e cilëson të shëmtuar “kartën” e ish-të përndjekurve, duke e krahësuar modelin e Alizotit me të Jozefina Topallit.

Duke iu drejtuar deputetit demokrat, Metaj shprehet se në politikën aktuale janë aktet dhe jo idelogjia që të nxjerrin në krye. Ajo shton se duhet përballje dhe jo të fshihesh pas gishtit dhe historisë familjare, duke sulmuar Alizotin për qëndrimet që ai ka mbajtur.

"Nuk mund të jesh në PD-në për hir të paraardhësve të vdekur apo internuar gjatë komunizmit për arsyen e thjeshtë se deri më sot nuk ka ende një ditë për të kujtuar shpirtrat e atyre që sakrifikuan jetën e tyre gjatë diktaturës. Dhe PD ka qenë mjaftueshëm në pushtet për ta bërë këtë.

Nëse ke hyrë me vonesë në politikë është e pamjaftueshme të mbahesh me  historinë familjare dhe të kujtohesh vazhdimisht për vuajtjet. Duhet të ndërmarrësh akte përfaqësimi dhe jo të projektosh karrierën duke pritur nga më i forti. Së paku për të bërë diferencën me topallizimin e PD-së dhe përdorjes së shëmtuar të “kartës” së ish të përndjekurve.

Nuk mund t’i thuash vetes “konservator” dhe të jesh pré e populizmit, e suksesit që të japin fjalimet ku flitet veç në përgjithësi “për varfërinë” e ku glorifikohet Albin Kurti. Dhe për më tepër, nuk mund të citosh  Hegelin e ndonjë filozof tjetër, të pretendosh për ideologji e moral dhe nga ana tjetër për zenitin tënd në politikë t’i jesh mirënjohës dikujt që mendimin tënd mund ta zëvendësojë fare thjesht me atë të mis Shqipërisë", thuhet në reagimin e Metajt.

Kjo e fundit vijon me krahësimet dhe sjell në vemendje se çdo parti ka "Ben Blush-ët e saj.

"Çdo parti ka Ben Blush-ët e vet. Vetëm se origjinali ka shkruar disa libra (me qëlime dhe cilësi të diskutueshme), ndërmori një lëvizje që prodhoi së paku fjalorth të ri politik dhe nuk u frikësua nga zhargoni banal apo sulmet e trollave që pêrdorën kundër tij “shokët” e partisë. Madje nuk përtoi por i shndërroi dhe në personazhe libri", shton Metaj.

Të fundit