Flash News

E-TJERA

Këshilltarja e ministrit i zapton banesën këngëtarit të njohur te Komuna e Parisit

Këshilltarja e ministrit i zapton banesën këngëtarit të

Në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, këngëtari i njohur Ardian Trebicka rrëfen një histori, që prej tre vitesh e ka lënë jashtë banesës së tij.

Sipas tij, gjithçka nisi, kur Ines Jaho u ofrua të blinte apartamentin, që ai zotëron në katin e 10-të të pallatit. Me besimin, se marrëveshja e shitblerjes ishte vetëm çështje kohe, Trebicka e lejoi Jahon të hynte në banesë, për të kryer disa rregullime.

Por marrëveshja nuk u finalizua kurrë. Kur erdhi momenti, për të firmosur kontratën te noteri, procesi u ndërpre dhe çështja përfundoi në gjykatë. 

Ines Jaho e paditi Ardian Trebickën, duke kërkuar kthimin e investimit të pretenduar dhe bllokimin e pronës, ndërkohë që ajo vijon të jetojë në apartament pa kontratë qiraje dhe pa kontratë shitblerjeje.

Sipas Trebickës, gjatë këtyre tre viteve, ai ka pasur akses në banesën e tij vetëm dy herë, dhe vetëm në prani të një eksperteje vlerësuese.

Ai pretendon, se shumat e investimit të kërkuara nga Jaho janë të fryra dhe pa fatura tatimore, duke theksuar, se ajo mban edhe funksionin e këshilltares së Ministrit të Financave.

Ndërkohë, Trebicka thotë, se ka pësuar një dëm financiar prej të paktën 1000 euro në muaj, aq sa do të përfitonte, nëse apartamenti do të jepej me qira.

Nga ana tjetër, Ines Jaho jep një version tjetër të ngjarjes. Në një komunikim telefonik, ajo deklaron, se ka qenë Ardian Trebicka ai, që ka nxjerrë pretekste për të mos firmosur kontratën e shitjes te noteri, duke i kërkuar madje edhe pagesë qiraje për një apartament, që ajo pretendon, se do ta blinte. tv Klan

Të fundit