All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

"Kështjella"/ U kapën me mbi 4 kg lëndë narkotike, Gjykata lë në burg 6 të arrestuarit e "grupit të heroinës"

"Kështjella"/ U kapën me mbi 4 kg lëndë narkotike,
8 pakot me heroinë të sekuestruara nga policia gjatë operacionit “Kështjella”
All - Paragraf - 1

Gjykata e Elbasanit ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’ të gjashtë të arrestuarve të “grupit të heroinës”, Gëzim Balla dhe Gazmir Harremi, Haziz Musai, Xhulio Musai, Danjel Xhelilaj dhe Endri Karaj të cilët ranë në prangat e policisë pas një operacioni të koduar “Kështjella”.

Po ashtu, gjatë këtij operacioni u sekuestruan 4 kilogramë e 215 gramë lëndë narkotike heroinë dhe një sasi kanabisi.

All - Paragraf - 3

Goditja e veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta u finalizua pas një hetimi njëmujor me metoda proaktive nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Elbasan.

Policia gjatë operacionit “Kështjella”, gjeti dhe sekuestroi gjatë kontrollit në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, në një furgon që transportonte lëndë drusore, 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë me peshë totale 4 kilogramë e 215 gramë heroinë dhe një sasi kanabisi.

Të fundit