Flash News

E-TJERA

Këta janë dy vëllezërit që humbën jetën në aksidentin tragjik në aksin Lezhë-Milot

Këta janë dy vëllezërit që humbën jetën

Personat që shihni në foto janë dy vëllezërit shkodran Ramazan dhe Agim Harapi, të cilët humbën jetën tragjikisht në aksidentin e ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në aksin rrugor Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Shënkollit.

Sipas informacioneve zyrtare, 66-vjeçari Ramazan Harapi ishte në drejtimin e mjetit, ndërsa vëllai i tij Agim Harapi, 52-vjeç, udhëtonte si pasagjer. Fatkeqësisht, përplasja me një tjetër automjet rezultoi fatale për të dy.

Makina ku udhëtonin dy vëllezërit u përplas nga një 33-vjeçar, i cili u vu në pranga nga policia, pasi rezultoi se drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit dhe në korsinë e kundërt. Përplasja frontale ishte aq e fortë, sa dy vëllezërit ndërruan jetë në vend.

 

Të fundit