Flash News

E-TJERA

Kikia: Liderët e rinj nuk arritën ta ngacmojnë nervin e të rinjve, nuk frymëzuan

Kikia: Liderët e rinj nuk arritën ta ngacmojnë nervin e të

Analisti Mentor Kikia, teksa komentoi qasjen e Adriatik Lapajt, Arlind Qorit dhe Endri Shabanit si liderë të rinj, tha se lëvizja e tyre nuk i frymëzoi të rinjtë.

I ftuar në Euronews Albania, Kikia tha se këta liderë politikë duhet të krijojnë parti, në mënyrë që të shihet se ku janë me votat.

“Qasja e tyre në komunikimin publik, aksesi në media, përpjekja për të bërë atë shou-n, ka bërë që të konsiderohen së paku më të pëlqyeshëm. Shqiptarët kanë treguar se për pëlqyeshmëri do të kishim më shumë nëse futeshin në garë personazhet e shoëbizit, ndërsa vota është tjetër.

Fakti që të tre janë të rinj dhe synojnë rininë si tragetin kryesor të punës së tyre, nuk e kanë marrë këtë mbështetje. Ky target i të rinjve vijon të jetë mosbesues dhe liderët e rinj nuk kanë arritur ta ngacmojnë nervin e të rinjve, që të aktivizohen. Ajo që quhet pëlqyeshmëri, ka të bëjë me performancën në publik.

Në përgjithësi në paraqitjen publike, ata që kanë talentin e interpretimit, padyshim që janë më të pëlqyeshëm. Dua që të tre këta të rinj ti përgëzoj dhe mbështes, por kur po flas për performacnë publike, nuk dua të krijoj keqkuptime.

Nëse do flasim për politikanë të rinj, duhet që tre liderët e rinj duhet të kenë edhe parti të reja, në mënyrë që të futen në garë. Nëse do duam kush do të jenë 3 pretendentë për liderë të rinj brenda partive ekzistuese, do e kemi pak të vështirë”, tha Kikia.

Të fundit