Flash News

E-TJERA

Kim apel partive: Koha të sigurohet vota e diasporës, ‘25 prilli’ nuk ishte perfekt

Kim apel partive: Koha të sigurohet vota e diasporës, ‘25

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim u shpreh se 25 prillit ishin të mira, por jo perfekte.

Në një tryezë diskutimi për votën e diasporës, kryediplomatja amerikanë u shpreh se ka ardhur koha për të siguruar votën e emigrantëve.

Numri i shqiptarëve që jetojnë jashtë është shumë i konsiderueshëm. Kim solli në vëmendje rikthimin e opozitës në Parlament, që sipas saj, ishte diçka e rëndësishme në zgjedhjet e kaluara.

“Jam e kënaqur që jam me ju për këtë diskutim mbi votimin e diasporës nga jashtë vendit. Është mirë të shikosh të gjithë bashkë për të diskutuar për shtrirjen e votës  jashtë vendit.

Duke pasur parasysh edhe statutet dhe kushtetutën është koha e duhur që të merren hapat që diaspora të mund të ushtrojë këtë të drejtë. Akti i mbajtjes së zgjedhjeve është një demonstrim i forcës. Zgjedhjet një çast në proceset demokratike. Zgjedhjet parlamentare të 2021 shënuan një ngjarje vendimtarë që ishte rikthimi i opozitës në Kuvend.

Zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira, por nuk ishin perfekte. Të gjithë e dinë këtë. SHBA mirëpresin takime të tilla për të adresuar problemet në zgjedhje përfshirë edhe mungesën e diasporës për të votuar. Ne nxisim punën dy partiake që zgjedhjet e ardhshme të përmbushin standardet”, tha Yuri Kim.

 

Të fundit