
Flash News
Ultimatum nga BE për integritetin e kandidatëve? Rama: Mora vlerësime, në Bruksel kërciti vetëm ndërhyrja e gazetares
Revolucioni Dixhital/ Rama bën bilancin: Shqiptarët kanë kursyer 4 mln euro dhe 472 vjet pritje në radha
Zgjedhjet/ Topalli prezanton listën e kandidatëve për qarkun e Lezhës dhe Dibrës
Aleatët e Bashës si ‘inglorious bastards’
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
Kim e Soreca takojnë kreun e KED: Koha që Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë të jenë tërësisht funksionale
Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca kanë zhvilluar një takim me kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Ervin Pupe.
Ambasadorja amerikane, në një status në rrjetet sociale shkruan se tani është koha që Gjykata e Lartë të arrijë kuorumin në mënyrë që të mbushen vendet vakante në Gjykatës Kushtetuese dhe vetë Gjykata e Lartë të jetë tërësisht funksionale.
“Duke punuar bashkë, KED, Presidenca dhe Parlamenti arritën ta bënin funksionale Gjykatën Kushtetuese nga fundi i 2020.
Tani është koha që Gjykata e Lartë të arrijë kuorumin në mënyrë që të mbushen vendet vakante në GjK dhe vetë Gjykata e Lartë të jetë tërësisht funksionale. Le të ecim përpara, hap pas hapi”, shkruan Kim.
Nga ana tjetër, ambasadori i BE, Luigi Soreca deklaron se është e rëndësishme që KED të procedojë me vakancat e mbetura në Gjykatën Kushtetuese sapo Gjykata e Lartë t’i ketë hapur.
“Takova Kryetarin e Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi, z. Ervin Pupe, së bashku me ambasadoren e SHBA në Shqipëri. Unë e përgëzova Këshillin e ri, i urova sukses në punën e tyre dhe konfirmova mbështetjen e fortë të BE-së, përfshirë edhe ndihmën tonë teknike.
Është e rëndësishme që sapo Gjykata e Lartë të ketë hapur vakancat e mbetura për Gjykatën Kushtetuese, KED do të jetë gati të procedojë, në mënyrë që të sigurojë funksionalitetin e plotë të GJK sa më shpejt të jetë e mundur në muajt e ardhshëm”, shkruan Soreca.
Ditari politik









Të fundit

Angelina Jolie shet dhuratën e Brad Pitt për 7 milionë paund
2 Mars 2021, 15:28


Ursula von der Leyen pas takimit me Ramën: E ardhmja e Shqipërisë është BE
2 Mars 2021, 15:00

Ish-nënprefekti i Vlorës ndërron jetë nga Covid-19
2 Mars 2021, 14:37
Trump dhe Melania Trump u vaksinuan në heshtje sa ishin në Shtëpinë e Bardhë
2 Mars 2021, 14:31
Gjermania ka në plan të zgjasë masat anti-Covid deri në 28 mars
2 Mars 2021, 14:25




Sondazhi: Mbi 60 % e rusëve nuk dëshirojnë të marrin vaksinën Sputnik V
2 Mars 2021, 13:14
Si do të duket pasaporta shqiptare e vaksinimit kundër Covid-19
2 Mars 2021, 12:46


Lajçak pret marrëveshje Kosovë-Serbi brenda mandatit të qeverisë Kurti 2
2 Mars 2021, 12:24
Ulen temperaturat/ Surprizat e motit në fundjavë, çfarë pritet
2 Mars 2021, 12:03

Pas largimit të Bamir Topit, dorëhiqen 18 anëtarë të FRD-së në Tiranë
2 Mars 2021, 11:42

577 vjet nga Beslidhja e Lezhës, Kuvendit që dëshmoi vlera demokratike
2 Mars 2021, 11:13
