Flash News

E-TJERA

Kim - gazetarëve: Vendosni para përgjegjësisë politikanët, SHBA ju mbështet 100%

Kim - gazetarëve: Vendosni para përgjegjësisë

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri Yuri Kim deklaroi se demokracia bazohet në llogaridhënien e zyrtarëve, ndërsa i bëri thirrje gazetarëve t’i vënë para përgjegjësisë ata.

Diplomatja amerikane tha se liria e shtypit është garancia e parë e Kushtetutës së SHBA-së.

“Demokracia përcaktohet nga e drejta e qytetarëve për të insistuar në përgjegjësinë e zyrtarëve, përgjegjësinë e gazetarëve për të bërë pyetje të vështira dhe detyrimin e zyrtarëve për t’u përgjigjur. Nuk është rastësi që liria e shtypit është garancia e parë e Kushtetutës së SHBA”, shkruan Kim në Twitter.

Më herët ambasadorja zhvilloi në një takim online me gazetarët shqiptarë pjesëmarës në Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve Udhëheqës në SHBA.

Njoftimi i ambasadës:

Sot Ambasadorja Kim u takua me gazetarë pjesëmarës në Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve Udhëheqës në SHBA. Gjatë bashkëbisedimit të tyre, ajo përsëriti shpresën e saj që gazetaria në Shqipëri të bëhet shtylla e fortë që duhet të jetë në çdo demokraci; duke theksuar edhe rëndësinë që gazetarët të kenë mundësi të jenë të drejtë, të pavarur dhe të guximshëm. “Shtetet e Bashkuara mbështesin atë që jeni në gjendje të bëni në pozicionet tuaja. Ne ju mbështesim 100%”. - Ambasadorja Kim

Të fundit