Flash News

E-TJERA

Kim: Ka media në Shqipëri që financohen nga para ruse, kemi informacion konkret

Kim: Ka media në Shqipëri që financohen nga para ruse, kemi

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se në Shqipëri ka media që financohen nga fondet ruse dhe kineze.

E ftuar në emisionin “Opinion” kryediplomatja amerikane tha se rusët dhe kinezët punojnë pareshtur për të forcuar ndikimin e tyre në vendin tonë, megjithatë Kim nuk dha detaje konkrete se cilat media kanë marrë fonde ruse ose kineze.

Pjesë nga intervista

Blendi Fevziu: Dhe, a mendoni vërtet se në Shqipëri ka influencë ruse ose kineze? Ose përpjekje për të ndikuar?

Ambasadorja Kim: Rusët, kinezët dhe të tjetër janë në përpjekje të pareshtura që synojnë të ndiokjnë…

Blendi Fevziu: Edhe këtu?

Ambasadorja Kim: Kështu mendoj.

Blendi Fevziu: Edhe në media?

Ambasadorja Kim: Po.

Blendi Fevziu: A keni informacion ose gjëra konkrete? Informacion konkret?

Ambasadorja Kim: Po.

Blendi Fevziu: Mund ta ndani me ne?

Ambasadorja Kim: Jo.

Blendi Fevziu: Jo? Por ju i dini?!

Ambasadorja Kim: Po.

Blendi Fevziu: Edhe në media.

Ambasadorja Kim: Po.

 

Të fundit