Flash News

E-TJERA

Kim kërkoi heqjen e tij nga lisa, Bejtaj tregon çfarë deklaroi Tom Doshi për këtë çështje: Ambasada të sqarojë

Kim kërkoi heqjen e tij nga lisa, Bejtaj tregon çfarë deklaroi
Foto ilustruese

Kryetari në detyrë i PSD-së, Engjëll Bejtaj ka treguar se si e komenton Tom Doshi situatën e krijuar. Kujtojmë se ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar disa herë, së fundmi një ditë më parë.

Ajo ripublikoi vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, që shpallte “non grata” në SHBA Tom Doshin. Kim u ka bërë thirrje të gjithë palëve politike që të mos heshtin për këtë rast.

Bejtaj tregoi në "Spotlight" se Doshi i ka thënë se nuk ka çfarë të sqarojë lidhur me këtë situatë.

“Më ka thënë se nuk kam çfarë sqaroj, sepse normalisht jam qytetar shqiptar, jam i detyruar të respektoj gjithë detyrimet e shtetit shqiptar, legjislacionin… Dhe, tha, në qoftë se amerikanët kanë diçka le ta bëjnë publike. Pra, kjo ka qenë deklarata e z.Doshi”, u shpreh Bejtaj.

Ky i fundit kërkoi që ambasada amerikane të sqarojë çfarë di për Doshin.

Bejtaj: Elektorati në përgjithësi, por edhe elektorati që jep një mbështetje të veçantë për z.Doshi, që është ai i Shkodrës, është mirë të sqarohet se …

Dudushi: Ju po kërkoni sqarim nga Ambasada Amerikane?

Bejtaj: Ajo që duhet të kuptojmë është kjo: Nëse dikush garon, atëherë është i detyruar ti nënshtrohet ligjeve dhe standartit të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor. Nëse dikush, në këtë rast, DASH, ngre një problem të tillë… ka barrën e provës.

Të fundit