Flash News

E-TJERA

Kim pas takimit me Bashën: Ndava me PD atë që mësova nga Uashingtoni, porositë që më dhanë shefat e mi në SHBA

Kim pas takimit me Bashën: Ndava me PD atë që mësova nga

Yuri Kim pas takimit me Bashën: Ndava me PD atë që mësova nga Uashingtoni, porositë që më dhanë shefat e mi në SHBA

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zbardhur takimin me kreun e PD, Lulzim Basha në selinë blu.

Ky takim mes tyre vjen pak orë pasi Kim është kthyer nga SHBA.

Sipas Kim në Uashington ka biseduar me drejtues nga të gjitha agjencisë, përfshirë DASH, Shtëpinë e Bardhë, si dhe u ka dhënë informacion shefave dhe kolegëve të saj për situatën në Shqipëri.

Ambasadorja shton se në takimin me Bashën ka ndarë faktin se Uashingtoni mbetet i angazhuar për të punuar ngushtësisht me PD.

Unë sapo jam kthyer para pak orësh nga Uashingtoni, ku kam pasur mundësi të flasë me drejtues nga të gjitha agjencisë, përfshirë DASH, Shtëpinë e Bardhë. Kam pasur mundësi të mund t’iu japë informacion shefave dhe kolegëve të mi për situatën në Shqipëri. Besoj që mendova se ishte tejet e rëndësishme që sapo të kthehesha të mund të vija në PD, për të ndarë me të atë që kam mësuar nga Uashingtoni. 

Ndava me Bashën që Uashingtoni mbetet i angazhuar për të punuar ngushtësisht me PD. Qeveria e SHBA ka patur një marrëdhënie shumë të fortë me PD që në fillim të saj.

Ishim aty kur PD hipi në pushtet për herë të parë shpresoj të punojmë bashkë kur të vijë në pushtet sërish.

Demokracia përkufizohet nga të paturit një partie opozitare të fortë dhe që lulëzon.

E kuptojmë mirë që PD ndodhet në një pozitë të vështirë, proces tranzicioni, shpresojmë të dalë më e fortë dhe e bashkuar dhe do jetë një pozitë që të fitojë sërish zgjedhjet”, tha Kim.

Ambasadorja përsëriti qëndrimin e saj në luftën kundër korrupsionit, ndërsa përcolli një mesazh indirekt për ish kryeministrin Sali Berisha, i shpallur ‘non grata’ për SHBA.

Dëshiroj të konfirmoj që sa i përket Uashingoni jemi tepër serioz në luftën kundër korrupsionin dhe pandeshkueshmërisë, jemi të gatshëm ta sulmojmë pavarësisht rangut, nivelit apo partisë.

Kam parë disa raporte shqetësuese që ajo që ka ndodhur me përcaktimin për raste madhore të korrupsionit ka qenë një sulm kundër stabilitetit të Shqipërisë.

Është e gabuar dhe ofenduese.  

Atyre që synojnë të vendosin SHBA kundër popullit shqiptare, u them e keni gabim, populli e di që e keni gabim.

Pozita jonë sa i përket pavarësisht, demokracisë Shqipërisë nuk do ndryshoj,ë as për PD nuk do ndryshojë.,

Para ditëve javëve dhe muajve para mbetet shumë punë për të bërë.

Është thelbësore që PD është rikthyer në Kuvend plotësisht. Ka veprime që duhen ndërmarrë që do kemi zgjedhje më të mira në të ardhmen, për të trajtuar mangësi që janë identifikuar në raportin e ODIHR. Ka punë për reformën territoriale dhe kundër korrupsionit.

Kjo kërkon që të ketë PD të fortë dhe të bashkuar, por nuk ndodh nëse njëra këmbë ka mbetur në të shkuarën.

Kështu presim të ecim para me Shqipërinë, me PD drejt të ardhmen, kështu që të ecim përpara”, tha Kim.

Të fundit