Flash News

E-TJERA

Kim pas vizitës së Escobar në Tiranë: Nënvizoi fokusin në luftën kundër korrupsionit dhe mosndëshkimit

Kim pas vizitës së Escobar në Tiranë: Nënvizoi fokusin

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka shpërndarë në rrjetet sociale foto nga vizita e të Dërguarit të Posaçëm në Tiranë, Pablo Escobar.

Krahas së cilave ajo thotë se Escobar "nënvizoi fokusin në luftën kundër korrupsionit, mosndëshkimit dhe përpjekjeve për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor".

Kim shton se zyrtari i lartë amerikan ripohoi mbështetjen e SHBA-së në integrimin e Shqipërisë në BE. Gjithashtu thekson se Shtetet e Bashkuara kërkojnë të forcojnë bashkëpunimin me Shqipërinë në tregti, investime dhe çështje diplomatike.

Të fundit