Flash News

E-TJERA

Kim për mos kandidimin e Doshit, Baton Haxhiu: Presion politik, është me pasoja

Kim për mos kandidimin e Doshit, Baton Haxhiu: Presion politik,
Baton Haxhiu

Analisti Baton Haxhiu e ka cilësuar presion politik, qëndrimin e ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim, lidhur me moslejimin e Tom Doshit për të kandiduar në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai tha se presioni politik është me pasoja. Haxhiu tha në “Opinion” se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë nëse Doshi do të kandidojë ose jo në zgjedhjet parlamentare.

“Ambasadorja duhet realisht, ose SHBA-ja është e obliguar, ky është presion politik, nuk është presion moral dhe presioni politik mendoj që është me pasoja. Ky mund të kandidojë. KQZ-ja mund të mos e lejojë ose mund ta lejojë që të jetë kandidat dhe pastaj do e shohim se çfarë do të jetë qëndrimi i Departamentit të Shtetit dhe ambasadës këtu”, tha Haxhiu.

 

Të fundit