Flash News

E-TJERA

Yuri Kim me ‘dorë të hekurt’: Tom Doshi të mos kandidojë për deputet, është shpallur ‘non grata’ për korrupsion

Yuri Kim me ‘dorë të hekurt’: Tom Doshi të mos

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka kërkuar publikisht që deputeti i PSD, Tom Doshi të mos kandidojë për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një status në twitter, Kim kujton deklaratatën e DASH kur deputeti Tom Doshi u shpall ‘non grata’ për korrupsion dhe shkruan se "Ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky emërim, i bërë nga Sekretari i Shtetit i SH.B.A.-së pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri, votuesit e Shqipërisë meritojnë më mirë se kjo".

Deklarata e DASH: 

Departamenti kërkon publikisht që anëtari i Parlamentit të Shqipërisë Tom Doshi të mos kandidojë në zgjedhje sipas Seksionit 7031 (c) të Aktit të Ndarjeve të Konsoliduara të FY 2017, duke e bërë atë të papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të rëndësishëm”.

Kush është Tom Doshi?

Deputeti Tom Doshi i Partisë Socialdemokrate u shpall në 2018-ën person i padëshirueshëm bashkë me familjen e tij nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Doshi, 52 vjeç, biznesmen dhe politikan me eksperiencë të gjatë si deputet i tre partive politike të ndryshme, u shpall i padëshirueshëm për shkak të “angazhimit të tij në korrupsion domethënës”.

Sipas deklaratës, “Departamenti e shpalli publikisht” Doshi si të padëshirueshëm dhe të palejuar për të hyrë në territorin e Shteteve të Bashkuara.

“Ligji lejon që, në rastet kur Sekretari i Shtetit ka informacion të besueshëm se zyrtarët e huaj janë përfshirë në korrupsion domethënës ose dhunim të rëndë të të drejtave të njeriut, këta individë dhe anëtarët e familjes së tyre nuk lejohet të hyjnë në Shtetet e Bashkuara”,” thuhej në deklaratë.

Doshi ishte deputet i Partisë Socialiste në vitet 2009 dhe 2013 ndërsa u përjashtua nga Partia Socialiste në vitin 2015 me duartrokitje nga ambasada Shteteve të Bashkuara në Tiranë, pasi akuzoi publikisht Ilir Metën, aktualisht President i Republikës, për një komplot vrasjeje ndaj tij. Pavarësisht përjashtimit nga socialistët, Doshi arriti të rizgjidhet deputet në vitin 2017 nën siglën e PSD në Shkodër.  

Prej ditësh, ambasadorja e SHBA ka bërë sërish thirrje partive politike që të distancohen nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit dhe të sigurojnë lista të pastra për zgjedhjet e 25 prillit.

Të fundit