Flash News

E-TJERA

Kim replikon me komentuesin: Më thoni pse mendoni se jam 'kineze', ju ftoj në zyrë për një kafe

Kim replikon me komentuesin: Më thoni pse mendoni se jam

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim i është përgjigjur një komentuesi në rrjetet sociale. Në një foto që Kim ka postuar në "Instagram" me këngëtaren Ermira Babaliu, një person i ka lënë një koment, duke e quajtur kryediplomaten kineze: Dashuria shqiptaro-kineze është një histori e vjetër.

Kim ka reaguar ndaj këtij komenti dhe e ka ftuar ndjekësin për një bisedë në zyrën e saj në ambasadë për t’i treguar pse mendon se ajo është kineze. Ajo shton se mund t'i tregojë historinë e vendit të saj, që e cilëson një komb emigrantësh.

“Jam e çuditur nga komenti juaj. Ju mirëpres në zyrën time në Ambasadën Amerikane për një bisedë, ku mund t’ju tregoj për historinë krenare të vendit tim si një 'Komb i Emigrantëve', ndërsa ju mund të më thoni pse mendoni se jam 'kineze'. Ju lutem më thoni nëse dëshironi të vini për një kafe dhe bisedë. Kjo është një ftesë e sinqertë”, i është përgjigjur ambasadorja.

Kim replikon me komentuesin: Më thoni pse mendoni se jam

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)

Të fundit