Flash News

E-TJERA

Kim: SHBA rendit Shqipërinë në vendet me nivel të ulët rreziku nga Covid-19, lajmi mirë!

Kim: SHBA rendit Shqipërinë në vendet me nivel të ulët

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e ka renditur Shqipërinë mes vendeve me nivel të ulët të rrezikshmërisë për sa i përket situatës së pandemisë.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim përmes rrjeteve sociale.

Diplomatja amerikane e konsideron një lajm të mirë për qytetarët që duan të vizitojnë Shqipërinë për qejf apo për punë.

Më 7 qershor Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e renditi Shqipërinë në “Niveli 1”, niveli më i ulët për infektime nga Covid.

Ky është një lajm i mirë për amerikanët që duan të udhëtojnë në Shqipëri për punë apo qejf. Për detaje të hollësishme shihni në faqen e CDC”, shkruan Yuri Kim.

 

Të fundit