Flash News

E-TJERA

Kim s’i ndahet Shqipërisë, konfirmon detyrën e re pas largimit si ambasadore

Kim s’i ndahet Shqipërisë, konfirmon detyrën e re pas

Yuri Kim mbajti sot një fjalim lamtumire si ambasadore e SHBA-ve në Shqipëri.  

Në një konferencë me gazetarët, ajo tregoi edhe detyrën e saj të re, duke thënë se do të përfshijë sërish edhe Shqipërinë.

“Në pozicionin e ardhshëm do kem përgjegjësi për të gjithë Europën dhe kjo përfshin edhe Shqipërinë dhe jam e kënaqur për këtë, ndoshta jo të gjithë janë të kënaqur për këtë, por unë jam.

Sikurse e shpreha, jam prekur dhe kam ndryshuar gjatë qëndrimit këtu. Dhe nëse kthehem në Shqipëri ose jo Shqipëria do jetë gjithmonë me mua.” u shpreh diplomatja amerikane.

Kujtojmë se Kim është emëruar zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane dhe do të ushtrojë detyrën e re zyrtarisht nga data 10 korrik.

Pas largimit nga Shqipëria, ajo pritet të zëvendësohet nga David Kostelançik.

 

Të fundit