Flash News

E-TJERA

Kim: Siguria energjetike e lidhur me atë kombëtare, nevojë për më shumë gazsjellës

Kim: Siguria energjetike e lidhur me atë kombëtare, nevojë

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka marrë pjesë në një tryezë të organizuar nga qeveria për energjinë. Ajo u shpreh se siguria energjetike është e lidhur ngushtë me sigurinë kombëtare.

Ky fakt, sipas ambasadores, po dëshmohet nga situate në Ukrainë, ndërsa Rusia vijon me “kushtet” për shkak të fuqisë që ka me gazin natyror.

Kim ka theksuar se situate çon në nevojën për ndërtimin e më shumë gazsjellësve.

“Jemi mbledhur të vendosur për sigurinë ndaj energjisë. Të gjithë kemi parë se pushtimi i paprovokuar dhe i pajustifikuar nga ana e Rusisë ka bërë të qartë se diversifikimi i energjisë nuk mund të presë. Kemi nevojë që të kemi më shumë gazsjellës.

SHBA dhe Evropa po përballen me një realitet të ri me sfida të reja. Sot shpresoj që të zhvillojmë ide reale. Siguria energjetike ka qenë e lidhur me sigurinë kombëtare dhe ajo që po jetojmë sot e bën atë edhe më të dukshme.

Të gjejmë rrugë të reja përpara për sigurinë energjetike dhe klimatike. Kjo është një nga arsyet kryesore pse u ndërtua gazsjellësi transadriatik. Jam e emocionuar që shoh kaq shumë drejtues nga sektori privat dhe qeveri të rajonit për të gjetur zgjidhje përballë këtyre sfidave”, tha Kim.

 

Të fundit