Flash News

E-TJERA

Kim: Sistemi i drejtësisë nuk është në majë të perfomancës; mesazhi për të korruptuarit

Kim: Sistemi i drejtësisë nuk është në majë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim u shpreh se sisitemi i drejtësisë nuk është ende në majë të performacës. Në një tryezë të përbashkët me drejtuesit më të lartë të institucioneve të drejtësisë Kim tha se ngritja e këtyre strukturave ka qenë një hap themelor në Reformën për Drejtësi.

Sa i përket luftës kundër krimit dhe korrupsionit, ajo kërkoi bashkëpunim midis institucioneve. Kim shtoi se aksionet që janë ndërmarrë së fundmi kanë rritur besimin te qytetarët.

Ajo solli në vëmëndje urdhrin e presidentit Joe Biden për të korruptuarit në Ballkanin Perëndimor. Kryediplomatja amerikane tha se janë evidentuar sjellje të tjera të dënueshme, ndërsa deklaroi se kjo duhet të nxisë prokurorinë që të luftojë korrupsionin.

"Ju e dini, që ndjekja penale në luftën kundër krimit, nuk varet nga puna e vetëm një institucioni, fokusi ynë është punë e përbashkët dhe bashkëpunimi i këtyre institucioneve. Veprimet që kemi dëshmuar në javët, madje në vitin e fundit, që kur institucionet janë ngritur, kanë filluar që të krijojnë besimin e publikut.

Në fakt, ngritja e këtyre institucioneve ka qenë një hap themelor i reformës në Drejtësi, sistemi është funksional, por nuk është ende në majë të performancës, për shkak të mungesës së personelit, apo mungesës së publikut.

Muajin e kaluar, Biden e bëri të qartë që SHBA-të e konsiderojnë korrupsionin kërcënim për sigurinë kombëtare, jo vetëm të SHBA-së, por edhe të aleatëve, prandaj zgjeroi urdhrin e tij. Ai ka identifikuar sjellje të tjera të dënueshme, dhe e ka bërë urdhrin ekzekutiv ndaj një game të gjerë të këtyre personave në Ballkanin Perëndimor, duhet të nxisë prokurorinë që të luftojë korrupsionin.

Ulja e numrit të prokurorëve për shkak të Vetting, theksojnë nevojën e përshtatjes së vazhdueshme, ju nxis që të punoni së bashku për të gjetur mënyra më të mira për t'i trajtuar ato, SHBA do ju mbështesë për të ndërtuar një Shqipëri më të sigurt, më të begatë", tha Kim.

Të fundit