Flash News

E-TJERA

Kim takohet me Çelën në Pogradec: Folëm për zbardhjen e krimeve zgjedhore

Kim takohet me Çelën në Pogradec: Folëm për zbardhjen
Yuri Kim, Olsian Çela

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela në Pogradec. Në një prononcim për gazetarët ata dhanë detaje për fokusin e diskutimit, që ishte mbrojtja e viktimave të dhunës.

Prokurori i Përgjithshëm tha se mbështetja ndaj grave dhe të miturëve duhet të rritet, duke vënë theksin te situata e krimit. Ai shtoi se duhet të rritet edhe ndërgjegjësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve sa i përket mbështetjes që duhet të kenë ndaj viktimave

"Takimi u fokusua pikërisht në mbështetjen që duhet tu japim. Duke pasur parasysh dhe situatën me krimin, duhet siguruar mbrojtje ndaj femrave, të miturve dhe më të dobëtit. Do të rrisim ndërgjegjësimin në mbështetjen që gjyqtarët dhe prokurorët të kenë ndaj viktimave. Do të kenë dhe mbështetjen e OPDAT", tha Çela.

Ndërkohë, Kim u shpreh se koordinatorët luajnë një rol të rëndësishëm  në sistemin e drejtësisë shqiptare. Ajo tha se me Çelën diskutuan për zbardhjen e krimeve zgjedhore.

"Ndodhemi këtu me kryeprokurorin. Koordinatorët luajnë një rol të rëndësishëm për sistemin në drejtësi në Shqipëri. Donim të shihnim si po shkonin. Do të doja të thoja që kryeprokurori dhe unë folëm për vijimin e zbardhjes së krimeve zgjedhore. Viktimat duhet të marrin atë që u përket atyre dhe shkelësit duhet të dënohen", tha kryediplomatja amerikane.

Të fundit