Flash News

E-TJERA

Kim takon gjyqtarët e KPA: Keni një nga përgjegjësitë më të vështira, vazhdoni pavarësisht presionit të fortë

Kim takon gjyqtarët e KPA: Keni një nga përgjegjësitë

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka takuar gjyqtarët e Dhomës së Apelit Special.

Në një postim në twitter, Kim shkruan se këta gjyqtarë kanë një nga përgjegjësitë më të vështira: dhënien e gjykimit përfundimtar mbi vendimet e verifikimit.

Ajo shkruan se pavarësisht presionit të fortë, ata kanë vazhduar në zbatimin e këtij elementi të rëndësishëm të reformës në drejtësi.

“Gjyqtarët e Dhomës së Apelit Special kanë një nga përgjegjësitë më të vështira: dhënien e gjykimit përfundimtar mbi vendimet e verifikimit. Pavarësisht presionit të fortë, ata kanë vazhduar në zbatimin e këtij elementi të rëndësishëm të reformës në drejtësi”, shkruan Kim.

Të fundit