Flash News

E-TJERA

"Kim të kërkojë falje"/ Ambasada amerikane "mesazh të koduar" për Berishën?

"Kim të kërkojë falje"/ Ambasada amerikane "mesazh

Ambasada amerikane ka bërë një postim në faqen zyrtare që është marrë si "mesazh i koduar" ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit deklaroi pak ditë më parë se ambasadorja Yuri Kim duhet të kërkojë falje në rast se do të shkojë ndonjëherë në zyrën e tj.

"Dy fjalë dua ti them zonjës ambasadore. Në një dalje u shpreh se po fitoj Berisha, duke shkelur Kushtetutën e saj, që po fitoi Berisha nuk do i jap dorën apo trokas në derë. Tani do i përgjigjem përpara jush: E nderuar zonjë dera e Sali Berishës do të jetë gjithmonë e hapur për ambasadorin e SHBA-së. Me të vetmin kusht, në rast se ajo do të quhet Yuri Kim në çfarëdo funksioni që të jetë nuk do te shkelë kurrë në zyrën time pa u kërkuar falje demokrateve për “barin” që i kujtoi pak kohe me parë”, tha Berisha.

Ambasada ka nxjerrë një tabelë, ku tregon se numri i personave të shpallur “non grata” nga SHBA është mbi 200. Gjithashtu tregon se nuk ka asnjë të shpallur “non grata” për të cilin të jetë kthyer mbrapsht vendimi. Ambasada thekson se numri i faljeve nga DASH për personat e shpallur “non grata” për korrupsion është zero.

"Kim të kërkojë falje"/ Ambasada amerikane "mesazh
Tabela e publikuar nga ambasada amerikane

Të fundit