Flash News

E-TJERA

Kim thirrje qeverisë: Merreni seriozisht axhendën e investimeve të dhomës amerikane, përmirësoni klimën e biznesit

Kim thirrje qeverisë: Merreni seriozisht axhendën e investimeve

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që t’i japë përparësi përmirësimit të klimës së biznesit.

Gjatë fjalës që mbajti në mbledhjen e Përgjithshme të Asamblesë të Dhomës Amerikane të Tregtisë, Kim i kërkoi qeverisë që ta marrë seriozisht axhendën e investimeve të ambasadës amerikane të publikuar së fundmi, si udhërrëfyes për të përmirësuar klimën e biznesit.

Jam e kënaqur që udhëheq ambasadën amerikane me një shtyse për të ngritur marrëdhëniet e biznesit. SHBA është ekonomia më e madhe në botë, nga e cila përfitohet nga lidhja mes vendeve tona, vende pune, më shumë mundësi për rininë shqiptare këtu në Shqipëri.

Një vit më parë shkruam memorandum për një marrëdhënie më të fortë ekonomike. Pamë rezultate që i prekni. Dy javë më parë isha në Sakavicë, ku pritet të ndërtohet hidrocentrali.

Do përfaqësojë zhvillim të madh për Shqipërinë e rajonin. Shoqërohet nga një tjetër në Vlorë, shembull i fortë, e do jetë investim i huaj më i madh në Shqipëri nga një kompani amerikane. Ka shumë punë për të bërë, i bëjmë thirrje qeverisë ti japë përparësi përmirësimin e klimës së biznesit, të zhbllokojë potencialet që janë shumë, Reforma në Drejtësi duhet të shkojë deri në fund, të drejtat e pronës të trajtohen një herë e mirë, konkurrenca e ndershme të jetë parësore, që investitorët të luajnë me të njëjtat rregulla.

Qeveria ta marrë seriozisht axhendën e investimeve të ambasadës amerikane të publikuar së fundmi, ta marrë si udhërrëfyes për të përmirësuar klimën e biznesit.

Do krijonte një Shqipëri më të mirë.

Kur shohim atë që kemi arritur kam besim se e ardhmja do jetë më e ndritur. Presim të punojmë me dhomën amerikane për ti zhvilluar të gjitha këto”, tha Kim.

Të fundit