Flash News

E-TJERA

Kim viziton Shkodrën: E lumtur të kthehem në një nga vendet që preferoj më shumë në botë

Kim viziton Shkodrën: E lumtur të kthehem në një nga vendet

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka vizituar qytetin e Shkodrës, ndërsa shprehet e gëzuar që është rikthyer në një nga vendet e saj të preferuara në të gjithë botën.

Kim e ka thënë edhe më herët që Shkodra është destinacioni i saj i preferuar në Shqipëri. Ajo ka ndarë në Instagram disa foto nga vizita e saj.

Kim ka shkuar në muze, kalanë e këtij qyteti dhe është takuar me banorë të Shkodrës, duke vlerësuar mikpritjen e këtyre të fundit.

“E lumtur të kthehem në një nga vendet e mia të preferuara në botë, Shkodër. Isha këtu me disa miq për të vizituar disa vende të rëndësishme si Kalaja e Rozafës e cila ka qëndruar për shekuj si dëshmi e trimërisë së Shkodrës.

Këndi i Kujtesës së na kujton krimet e diktaturës komuniste dhe rezistencën e popullit të Shkodrës dhe muzeun e fotografisë Marubi i cili ka imazhe të bukura dhe të jashtëzakonshme të Shqipërisë së shekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit të 20-të.

Mbi të gjitha ishte kënaqësi të takohesha dhe të kaloja kohë me shkodranët të cilët shquhen për mikpritjen, stilin, përsosjen kulturore dhe pavarësinë. Unë i dua shkodranët”, shkruan Yuri Kim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)

Të fundit