Flash News

E-TJERA

Kimisti jep alarmin: Uji që shitet i ambalazhuar nuk analizohet në përputhje me ligjin

Kimisti jep alarmin:  Uji që shitet i ambalazhuar nuk analizohet në

Kimisti Sokol Abazi dha alarmin se uji i pijshëm që shitet në supërmarkete i ambalazhuar nuk analizohet në përputhje me ligjin.

"Ka një informacion të gabuar kjo ehte e sigurt. Një kryeministër, apo drejtues që të deklarojë që ky ujë është i pijshëm duhet të kryejë një set analizash dhe vetëm në bazë të atyre rezultateve mund të deklarohet. Përderisa asnjë nga institucionet nuk i ka ato kapacitete, asnjë nga ujërat e pijshëm qoftë të rrjetit apo ato të ambalazhuara, besoj se është keqinformuar.

Unë nuk do e pija ujin e rrjetit.

Uji është i pastër në burim, në momentin që futet në tubacion, në depozitë, nëse nuk ka kontroll të plotë është e pamundur të deklarosh se është i pijshëm", tha Abazi në MCN. 

"Ka ujëra që të mirë dhe këto ujëra janë për ato biznese që kanë dashur dhe e kanë sjellë ujin direkt nga burim dhe i plotëson parametrat. Ka dhe ujëra të tjerë që kanë dalë me probleme.

Nuk mund të deklaroj se dhe uji i pijshëm me shishe është i tillë se ka një sërë faktorësh që do duhet të respektohet. Normat e reja të komunitetit europian kanë futur në parametra edhe mikroplastikën. Shumë prej tyre ambalazhohen në shishe plastike. Rrjeti i shpërndarjes nuk është i stabilizuar. 

Mesa di unë asnjë nga ata ujëra nuk analizohet në përputhje me VKM", u shpreh Abazi. 

Të fundit