Flash News

E-TJERA

Kirurgu flet pasi operoi Ramën: Do qëndrojë në spital

Kirurgu flet pasi operoi Ramën: Do qëndrojë në spital

Kirurgu Arben Gjata, i cili kreu ndërhyrjen kirurgjikale të kryeministri Edi Rama, tha për mediat jashtë ambienteve të QSUT se operacioni ka zgjatur rreth dy orë.

Gjata tregoi se gjendja e kryeministrit është stabël, por sonte do të duhet ta kalojë natën në ambientet e spitalit Nënë Tereza.

Rama është zgjuar nga anestezia dhe është në gjendje stabël.

Operacioni i Ramës zgjati rreth 2 orë, ndërsa kryeministri do të qëndrojë sot në ambientet spitalore Operacioni ishte planifikuar disa ditë më parë”, u shpreh ai.

Të fundit