Flash News

E-TJERA

Kishin ardhur për pushime nga Kosova/ Përplasen "Benz-at" në Fushë Krujë-Milot, 3 të plagosur dërgohen te Trauma

Kishin ardhur për pushime nga Kosova/ Përplasen "Benz-at"

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fushë Krujë-Milot, pranë Dervenit. Dy automjete tip "Benz" u përplasën me njëra tjetrën dhe për pasojë mbetën të plagosur tre persona, që ishin pasagjerë.

Të lënduarit janë dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Shkak për aksidentin dyshohet se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe parakalimi i gabuar i një prej automjeteve.

Personat e përfshirë në aksident ishin shqiptarë të Kosovës, të cilët kishin ardhur për pushime. Policia ka bërë me dije inicialet dhe moshën e të plagosurëve.

"Ngjarja ka ndodhur në orës 07:00,  ku 2 makinat me drejtues A. Sh. dhe F. K janë përplasur dhe për pasojë janë plagosur pasagjerë A. R., 20 vjeçe, Xh. Sh., 30 vjeçe dhe M. M., 23 vjeçe", thuhet në njoftimin zyrtar.

Të fundit