Flash News

E-TJERA

Kishin bërë gati fidanët me kanabis për t’i kultivuar në një zonë të pyllëzuar, arrestohet 4 persona në Pukë

Kishin bërë gati fidanët me kanabis për t’i kultivuar
Foto ilustruese

Katër persona kanë rënë në pranga, pasi u kapën duke kultivuar kanabis në një zonë të pyllëzuar të fshatit Lajthizë, Pukë.

Operacioni “Goska", çoi në pranga: E. H., 31 vjeç, A. L., 25 vjeç dhe J. H., 33 vjeç, të tre banues në Tiranë dhe M. F., 17 vjeç, banues në Kukës.

Mbi ta rëndon akuza për “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim. 

Në njoftimin e policisë thuhet: Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur “Përroi i Goskës”, në fshatin Lajthizë të Njësisë Administrative Qafë Mali, kishin hapur një sipërfaqe toke në një zonë të pyllëzuar dhe kishin bërë gati kubikët me fidanë kanabis sativa për t’i kultivuar në tokë.

Të fundit