Flash News

E-TJERA

Kishin fshehur kanabis në qeset e plehrave, arrestohen dy shqiptarët në Spanjë

Kishin fshehur kanabis në qeset e plehrave, arrestohen dy shqiptarët

Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e Policisë së Spanjës, pasi janë kapur duke transportuar kanabis të fshehur në një makinë që transportonin plehra.

Me të vërejtur praninë e policisë, automjeti bëri një ndryshim të papritur drejtimi përgjatë autostradës, gjë që coi në lajmërimin e policisë lokale të San Miguel de Salinas.

Sapo është ndaluar furgoni, në vendngjarje ka mbërritur edhe Garda Civile, e cila ka verifikuar se mjeti ishte i ngarkuar me marijuanë.

Në total, 63 kilogramë degë, sytha dhe gjethe të fshehura në një duzinë qese plehrash.

Ka qenë e tillë sasia e marijuanë së sekuestruar, saqë Policisë Vendore iu desh të përdorte vinçin tërheqës të bashkisë për të transportuar lëndën narkotike në zonën e ruajtjes.

Të fundit