Flash News

E-TJERA

Kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar, emigrantët sudanezë shoqërohen nga Policia Kufitare

Kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar, emigrantët

Tre emigrantë të paligjshëm nga Sudani janë shoqëruar nga Policia Kufitare në segmentin rrugor Korçë – Dardhë.

Sipas të dhënave zyrtare, ata kishin kaluar kufirin tokësor nga Greqia me qëllim për t’u larguar drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Emigrantët janë dërguar në Qendrën e Përkohshme të Emigrantëve në PKK Kapshticë, ku i janë kryer kontrolle mjekësore.

Gjendja e tyre shëndetësore rezultoi pa probleme, ndërsa më tej, ata do t’i nënshtrohen intervistave dhe procedurave të tjera ligjore sipas rregullave në fuqi.

 

Të fundit