Flash News

E-TJERA

Kishin krijuar rrjet për pastrim parash. Europol arreston grupin kriminal, mes tyre edhe shqiptarë

Kishin krijuar rrjet për pastrim parash. Europol arreston grupin kriminal,

Autoritetet në Itali dhe Spanjë arrestuan 33 të dyshuar në një aksion të koordinuar kundër një rrjeti kriminal global të pastrimit të parave. Autorët e dyshuar, të cilët janë me kombësi italiane, shqiptare, kolumbiane, marokene dhe siriane, kishin krijuar një rrjet ndërkombëtar kompanish për të pastruar paratë e pista.

Si një i ashtuquajtur "kontrollues i rrjetit të pastrimit të parave", rrjeti kriminal ofroi një shërbim profesional kriminal për të fshehur origjinën e të ardhurave të krijuara nga trafiku i paligjshëm i drogës nga Amerika e Jugut.

Me mbështetjen e Europol dhe Eurojust, specialistë të pastrimit të parave nga Guardia di Finanza italiane zbuluan një rrjet kompanish elektronike të vendosura në mbarë globin dhe sekuestruan 18.5 milionë euro asete.

Struktura e ndërlikuar përdorte kompani në vende të tilla si Kina, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndër të tjera. Kjo rrjetë komplekse kompanish lejoi që krimi i organizuar të maskonte natyrën, burimin, vendndodhjen, pronësinë, kontrollin, origjinën dhe/ose destinacionin e fondeve të përfituara në mënyrë të paligjshme dhe të shmangte zbulimin e tyre.

Të fundit