Flash News

E-TJERA

Kishin kthyer apartamentin në “fole” pro*titucioni, hetohen 4 spanjollet

Kishin kthyer apartamentin në “fole” pro*titucioni, hetohen 4

Katër vajza nga Spanja po hetohen në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës, pasi kthyen një apartament në “Rrugën e Kavajës” në qendër prostitucioni.

Gjatë kontrollit në banesë policia gjeti dhe një sasi të vogël kanabisi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset spanjolle A. R., 26 vjeçe, B. P., 26 vjeçe, E. R., 26 vjeçe dhe S. R., 27 vjeçe, pasi u konstatuan në një apartament në rrugën e Kavajës, ku dyshohet se ushtronin prostitucion. Gjatë kontrollit në këtë ambient dhe kontrollit fizik ndaj 27-vjeçares, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan shuma parash dhe një sasi të vogël Cannabisi”, njofton policia.

 

Të fundit