Flash News

E-TJERA

Kishin mbetur në mes të detit, shpëtohen katër persona në Vlorë

Kishin mbetur në mes të detit, shpëtohen katër persona

Policia ka shpëtuar katër persona, që kishin mbetur det dhe e kishin të pamundur kthimin në breg.

Mjeti i tyre lundrues kishte pësuar defekt. Ata janë nxjerrë në breg në gjendje të mirë shëndetësore.

“Paraditen e sotme, salla operative e Policisë Kufitare Vlorë ka marrë njoftim për 4 shtetas që ishin duke lundruar në det, me një mjet turistik skaf, në vendin e quajtur “Shën Vasil” dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg, pasi mjeti lundrues kishte pësuar defekt.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu ardhur në ndihmë 4 shtetasve, me një mjet tjetër lundrues”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Të fundit