Flash News

E-TJERA

Kishin mbjellë kanabis, arrestohen 4 persona në Kavajë dhe shpallet në kërkim një tjetër

Kishin mbjellë kanabis, arrestohen 4 persona në Kavajë dhe
Foto Ilustruese

Katër persona janë arrestuar nga policia e Kavajës dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia e Kavajës, pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike.

Në pranga janë vënë shtetasit Xhevdet Lika, 58 vjeç, dy vëllezërit Tauland Lika 33 vjeç, dhe Pullumb Lika, 24 vjeç, si dhe Ismail Allmeta 29 vjeç. Në kërkim është shpallur shtetasi Viskont Hysi 28 vjeç.

Sipas burimeve zyrtare, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin mbjellë fidanë të dyshuar narkotikë në luginën "Përroi i Mallës” në fshatin Golemas.

Policia ka proceduar në gjendje të lirë kryeplakun e fshatit Golemas, Halit Karaboja, 66 vjeç, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorim detyre”.

Të fundit