Flash News

E-TJERA

Kishin përshtatur apartamentin në ‘fole’ p*ostitucioni, procedohen tre të rinj

Kishin përshtatur apartamentin në ‘fole’ p*ostitucioni,

Tre të rinj janë proceduar në gjendje të lirë për prostitucion.

R. O., 20 vjeçe, R. D., 22 vjeçe, dyshohet se kishin marrë me qira një apartament ku ushtronin prostitucion.

Shtetasi M. K. 20 vjeç dyshohet se kishte ofruar para për të përfituar nga prostitucioni.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për dy të reja, R. O., 20 vjeçe, dhe R. D., 22 vjeçe, si dhe për një 20-vjeçar, M. K.

Sipas hetimeve paraprake, dy vajzat dyshohet se kishin marrë me qira një apartament ku ushtronin prostitucion.

Ndërkohë, i riu M. K. dyshohet se kishte ofruar para për të përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit”, njofton policia.

Të fundit