Flash News

E-TJERA

Kishin "pre" vilat luksoze, arrestohen 4 "skifterët" shqiptarë në Greqi

Kishin "pre" vilat luksoze, arrestohen 4 "skifterët"

Policia greke ka arrestuar 4 shqiptarë të akuzuar për një sërë vjedhjes.  

Sipas informacioneve nga mediat greke, kreu i grupit ishte arratisur në vitin 2018 me 9 të burgosur të tjerë. I riu i arratisur, me tre bashkatdhetarë, kishin hyrë në 5 vila në ishullin e erërave.

Në vjedhjen e tyre të fundit në një vilë luksoze në zonën e Kalafatis, përveç parave dhe bizhuterive, ata kishin marrë edhe një palë kufje me valë, të cilat i kanë "tradhtuar".

Kjo sepse pronari i tyre amerikan, përmes një aplikacioni në celular, ka zbuluar gjurmët e tyre. Kështu, një grup efektivësh policie lokalizuan 4 hajdutët shqiptarë dhe më pas i kanë vendosur në pranga.

Të fundit