Flash News

E-TJERA

“Kishte britma të shumta”, rrëfen i mbijetuari i tragjedisë në autobusin e shqiptarëve në Bullgari: Shoferin e zuri gjumi

“Kishte britma të shumta”, rrëfen i mbijetuari i

Ka rrëfyer momentet dramatike një nga të mbijetuarve të tragjedisë në Bullgari, ku pas shpërthimit në flakë të një autobusi humbën jetën 46 persona, shumica prej të cilëve ishin shqiptarë.

Lulzim Sulejmani në një intervistë për emisionin “Zona Zero” në Top News, ka treguar dinamikën e ngjarjes, ndërsa sipas tij, shkak për aksidentin është bërë shoferi, të cilin siç tregon e kishte zënë gjumi.

Ai vetë thotë se ka thyer xhamin dhe ka arritur të shpëtojë bashkë me të fejuarën e tij dhe disa persona të tjerë.

“Shoferin me siguri e ka zënë gjumi. Autobusi i ka rënë bordurës dhe më pas është çarë goma.  Siç duket i plasi goma autobusit dhe shpërtheu në flakë. Autobusi u mbush me tym. Theva xhamin dhe u hodha jashtë bashkë me të fejuarën time dhe disa persona të tjerë. Në autobus kishte britma të shumta. Më pas nuk di se çfarë ka ndodhur, pasi u largova 200 metra nga autobusi.

100 km para se të vinim në kufi me Bullgarinë kemi patur një ndalesë, aty u ndërruan shoferët. Më pas kemi bërë edhe një pushim tjetër.

Isha 4 ditë me të fejuarën në pushime. Fëmija më i vogël ishte 4 vjeç. Po binte shi. Shkaku i vetëm i aksidentit është vetëm përgjumja e shoferit. E fejuara është bërë operacion, është dëmtuar në gjunjë. Ka thyerje”, tha Bogaj.

 

Të fundit