Flash News

E-TJERA

Kishte fshehur 15 kg drogë në frigorifer, kapet shqiptari në Itali

Kishte fshehur 15 kg drogë në frigorifer, kapet shqiptari në

Një 52-vjeçar shqiptar, është arrestuar nga Policia në Itali pasi akuzohet për posedim të lëndëve narkotike. 

Sipas mediave të huaja, shqiptari identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije është kapur me 15 kg drogë në apartamentin e tij në ‘Via Bigari’.

Bëhet me dije se shqiptari ishte vënë prej disa ditësh në shënjestrën e policëve të zonës, pasi ishte pikasur duke kryer veprime të dyshimta dhe pas kontrolleve në banesën e tij janë gjetur 25 pako celofani që përmbanin hashash dhe 5 të tjera që përmbanin marihuanë, me një peshë totale prej afërsisht 15 kilogramësh.

Lënda narkotike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa shqiptari është dërguar në Burgun e Dozzës, në pritje të një seance dëgjimore për dënimin.

Të fundit