Flash News

E-TJERA

Kishte fshehur kallashnikov në banesë, arrestohet 59-vjeçari në Mat

Kishte fshehur kallashnikov në banesë, arrestohet 59-vjeçari

Një 59-vjeçar është vënë në pranga në Mat, pasi u kap me armë zjarri në banesë.

I arrestuari kishte fshehur një kallashnikov 813 fishekë luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Burgajeti”.

Si rezultat i operacionit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Rr. M., 59 vjeç, banues në fshatin Burgajet, pasi shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në banesën e tij, një armë zjarri kallashnikov dhe 813 fishekë luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit””, njofton policia.

Të fundit