Flash News

E-TJERA

Kishte fshehur kokainë në matësin e dritave, arrestohet shqiptari në Itali

Kishte fshehur kokainë në matësin e dritave, arrestohet shqiptari

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Genova, i dyshuar për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, si edhe për falsifikim dokumentesh.

Sipas mediave italiane, operacioni u zhvillua nga hetuesit e seksionit kundër krimit, pas një sinjalizimi për aktivitet të dyshimtë në zonën e San Fruttuoso.

Pas një periudhe vëzhgimi, autoritetet konstatuan se i dyshuari fshihte doza kokaine brenda një matësi elektrik të vendosur në hyrje të banesës së tij, si edhe në tavanin e ashensorit të pallatit.

Sipas hetimeve, pakot merreshin nga vendet e fshehjes dhe u dorëzoheshin blerësve në ambientet e ndërtesës.

Gjatë ndërhyrjes, policia gjeti 24 doza kokaine, me një peshë totale rreth 20 gramë. Në banesë u sekuestruan gjithashtu rreth 2 mijë euro cash.

Të fundit