Flash News

E-TJERA

Kishte fshehur mina me telekomandë në trup, arrestohet 24-vjeçari në Lezhë

Kishte fshehur mina me telekomandë në trup, arrestohet

Një 24-vjeçar është vënë në pranga në afërsi të Milotit pasi u kap me 2 mina me telekomandë të fshehura në trup.

Minat ishin të afta për shpërthim në distancë dhe dyshohet se Akil Selimi i përgatiste vetë minat me qëllim shitjen e tyre tek grupet kriminale.

“Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në afërsi të Milotit, shtetasin e dyshuar Akil Selimi. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup, 2 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4, për shpërthim në distancë. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas i montonte vetë minat, me qëllim shitjen grupeve kriminale.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Akil Selimi, 24 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit