All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Kishte fshehur rreth 70 kg kanabis në pjesën e poshtme të mjetit, arrestohet 48 vjeçari rumun në Morinë

All - Paragraf - 1

Kishte fshehur rreth 70 kg kanabis në pjesën e poshtme të mjetit,

Një 48-vjeçar nga Rumania është arrestuar në pikën kufitare të Morinës. Ai u kap me rreth 70 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

All - Paragraf - 3

Policia bën me dije se gjatë kontrollit të imtësishëm të automjetetit të tij, teksa po dilte nga territori i Shqipërisë, u gjet lënda ndarkotike.

“Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në pjesën e poshtme të automjetit që drejtonte ky shtetas, në shasi, në një hapësirë të përshtatur për të fshehur lëndë narkotike, u gjetën dhjetëra pako të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 70 kilogramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe me 2 aparate celulare”, thuhej në njoftimin e policisë.

Mbi F. B., 48 vjeç, banues në Rumani, rëndon akuza për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve".

 

Të fundit