Flash News

E-TJERA

Kishte kthyer lokalin në ambient për lojëra fati, arrestohet 39-vjeçari në Vlorë

Kishte kthyer lokalin në ambient për lojëra fati, arrestohet

Policia ka vënë në pranga një 39-vjeçar në Vlorë për shkak se kishte përshtatur lokalin e tij për aktivitete të paligjshëm të lojërave të fatit dhe basteve sportive.

Uniformat blu kanë proceduar penalisht dy shtetas në këtë lokal, të cilët u kapën duke luajtur lojtarë fati të paligjshme. Gjithashtu janë sekuestruar 3 njësi kompjuterike dhe 1 aparat celular.

NJOFTIMI:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë vijuar kontrollet në lokale dhe në ambiente të tjera në të cilat dyshohet se organizohen lojëra fati në kundërshtim me ligjin. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi:

-Xh. Ll., 39 vjeç, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Gjatë kontrollit të lokalit që administronte shtetasi Xh. Ll., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 njësi kompjuterike që shërbenin për lojëra fati dhe 1 aparat celular që shërbente për të vënë baste sportive.

Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal edhe për shtetasit E. M., 23 vjeç dhe Gj. M., 37 vjeç, pasi u kapën duke luajtur lojëra fati të paligjshme, në lokalin e shtetasit Xh. Ll.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit