Flash News

E-TJERA

Kishte kthyer magazinën e braktisur në “shtëpi bari”, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Itali

Kishte kthyer magazinën e braktisur në “shtëpi bari”,

Një 37-vjeçar është arrestuar në Itali për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Mediat vendase shkruajnë se shqiptari e kishte kthyer një magazinë  të braktisur në komunën e Campagnano di Roma, në një plantacion të vërtetë marihuane.

Karabinierët e Compagnia Roma Cassia kishin vënë re lëvizjet e dyshimta të 37-vjeçarit. Gjatë kontrollit në magazinë u gjetën mbi 300 bimë marijuanë të gjatë gati 40 cm, si dhe 50 gramë marijuanë gati për shitje.

Droga dhe materialet që shërbenin për rritjen e saj u sekuestruan nga policia italiane.

Të fundit